Tifogrupet bashkohen për UÇK-në, të dielën protestë në Prishtinë

Të gjitha tifogrupet në Kosovë do të mblidhen të dielën në Prishtinë për një protestë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas njoftimit të tifogrupit “Plisat”, protesta do të mbahet më 27 shtator dhe do të nisë në orën 15:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se tifogrupet do të bashkohen për këtë kauzë, pavarësisht rivaliteteve të tyre.

Në njoftim thuhet se rivalitetet dhe dallimet mes tifogrupit do të lihen anash, ndërsa tubimi do të zhvillohet nën thirrjen “Bashkë për UÇK”.