Glauk Konjufca paraqitet në gjykatë për rigjykimin e rastit të gazit lotsjellës
Glauk Konjufca ka mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot do të paraqitet para trupit gjykues për rigjykimin e rastit të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Konjufca është ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Seanca gjyqësore është paraparë të nisë në orën 09:30.
Rasti lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit, ngjarje që është duke u shqyrtuar në kuadër të rigjykimit. Para trupit gjykues pritet të zhvillohet paraqitja e Konjufcës në këtë proces.