Haradinaj akuzon Gucatin për keqpërdorim fondesh
Nasim Haradinaj ka ngritur akuza ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, duke e akuzuar për keqpërdorim fondesh. Deklaratat u bënë gjatë një paraqitjeje në emisionin “Frontal” në T7.
Haradinaj ka pretenduar se keqpërdorimet e fondeve janë zbuluar nga bashkëpunëtorët e Gucatit. Ai ka thënë se këto veprime lidhen me fondet e menaxhuara nga kreu i OVL-UÇK-së.
Po ashtu, Haradinaj e ka ndërlidhur thirrjen për protestë nga Gucati me, siç ka pretenduar ai, përpjekjen për të mbuluar keqpërdorimet. “Dy ditë përpara është nxënë hajnia e kryetarit aty, e dinë ai”, ka deklaruar Haradinaj.