Foto: Një tjetër cisternë goditet në Hormuz, zjarri përfshin anijen

Një tjetër cisternë goditet në Hormuz, zjarri përfshin anijen

Një tjetër anije cisternë është goditur në Ngushticën e Hormuzit, ku një “predhë e panjohur” shkaktoi zjarr në bord. Incidenti u konfirmua herët të enjten nga Zyra Britanike e Informacionit për Sigurinë Detare (UKMTO), pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Ngushtica e Hormuzit është një zonë strategjike për lundrimin detar, ndërsa goditja e cisternës ka rritur shqetësimet për sigurinë e anijeve që kalojnë nëpër këtë rrugë. Deri tani, nuk është bërë e ditur se çfarë lloj predheje e goditi anijen.

Ky është incidenti i radhës që përfshin një cisternë në këtë zonë. Detaje të tjera për anijen dhe rrethanat e goditjes nuk janë dhënë në njoftimin për konfirmimin e ngjarjes.