Foto: Trump vë në dyshim vdekjen e Mojtaba Khameneit

Trump vë në dyshim vdekjen e Mojtaba Khameneit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se nuk beson që Mojtaba Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka vdekur. Sipas deklaratës së tij, Khamenei është plagosur rëndë në anën e majtë të trupit.

“Unë nuk mendoj se ai ka vdekur. Ai u plagos shumë rëndë. Ana e majtë e trupit të tij, krahu, këmba, e gjithë pjesa. Ai u plagos shumë rëndë, por nuk mendoj se ka vdekur”, tha Trump gjatë një interviste.

Gjatë së njëjtës intervistë, presidenti amerikan foli edhe për vizitën e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë. Trump e cilësoi udhëtimin si rutinë dhe tha se ai nuk kishte lidhje me Iranin apo me kërcënimet ruse ndaj NATO-s.