Shkencëtarët: Shembja e akullnajës shkaktoi përmbytjen masive në Nepal
Katastrofa në kufirin Nepal-Tibet ka marrë jetën e të paktën 177 personave, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se përmbytja e menjëhershme mund të jetë shkaktuar nga shembja e një akullnajeje.
Shkencëtarët kanë thënë se shembja e akullnajës mund të ketë shkaktuar përmbytjen masive, duke e lidhur ngjarjen me problemin e shkrirjes së shpejtë të akullit në Himalaje.
Raportimet fillestare për një tërmet bënë që shumë njerëz të besonin se lëkundjet sizmike kishin shkaktuar një rrëshqitje dheu, e cila më pas solli përmbytjen vdekjeprurëse. Hetimet e mëvonshme e zhvendosën vëmendjen te shembja e akullnajës si shkaku i mundshëm i katastrofës.