Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Tre fëmijë humbin jetën nga zjarri në një banesë në Jacksonville

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e tyre dykatëshe.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht, duke shkaktuar një bilanc tragjik për familjen.

Katër persona të tjerë që ndodheshin në banesë, dy fëmijë dhe dy të rritur, janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike.

Ngjarja ka prekur një familje shqiptare në Jacksonville, ndërsa zjarri në banesën dykatëshe përfundoi me humbjen e jetës së tre fëmijëve dhe plagosjen e rëndë të katër personave të tjerë.