Foto: Bilanci pranë Nepalit: mbi 350 të vdekur, rreth 1,000 të zhdukur

Bilanci pranë Nepalit: mbi 350 të vdekur, rreth 1,000 të zhdukur

Më shumë se 350 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1,000 të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve masive pranë kufirit të Nepalit me Tibetin.

Bilanci i rëndë përfshin edhe rreth 700 turistë të huaj, të cilët raportohet se janë në mesin e personave të zhdukur. Zona e prekur frekuentohet nga turistë, alpinistë dhe pelegrinë.

Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë për kërkimin e të zhdukurve dhe për shpërndarjen e tendave, ushqimit dhe furnizimeve të tjera emergjente për mijëra njerëz të izoluar. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe kanë vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit.