Foto: SHBA-ja përditëson këshillën për Kosovën, kërkon rishqyrtimin e udhëtimit në veri

SHBA-ja përditëson këshillën për Kosovën, kërkon rishqyrtimin e udhëtimit në veri

Departamenti amerikan i Shtetit ka përditësuar më 25 gusht këshillën për udhëtimet në Kosovë, duke u rekomanduar qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut nga trazirat dhe terrorizmi.

Kosova vazhdon të jetë në nivelin e dytë të rrezikut, të përcaktuar me udhëzimin “Ushtroni kujdes të shtuar”. Kjo këshillë vlen për udhëtimet në vend, sipas përditësimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Pjesa veriore e Kosovës është vendosur në nivelin e tretë të rrezikut, me rekomandimin “Rishqyrtoni udhëtimin”. Përditësimi e veçon veriun nga pjesa tjetër e territorit në vlerësimin amerikan për sigurinë e udhëtarëve.