Foto: Dy funksione në kundërshtim me aktgjykimin e Supremes, çfarë përgjegjësie ka?

Dy funksione në kundërshtim me aktgjykimin e Supremes, çfarë përgjegjësie ka?

Aktgjykimi i vitit 2025 i Gjykatës Supreme të Kosovës se ushtrimi i dy funksioneve është i kundërligjshëm ka rikthyer pyetjen nëse qeveritarët në detyrë mund të bartin përgjegjësi penale për mbajtjen e njëkohshme të dy posteve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej javësh është edhe deputet i Kuvendit. Kjo situatë përkon me përfundimin e Gjykatës Supreme se ushtrimi i dy funksioneve bie ndesh me ligjin.

Të njëjtën pozitë e kanë edhe ministra në detyrë, të cilët aktualisht janë anëtarë të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës. Për pasojë, pyetja për përgjegjësinë penale lidhet jo vetëm me kryeministrin, por edhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë në detyrë që mbajnë dy funksione njëkohësisht.