Foto: Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë: “Kjo ndihet me zemër”

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë: “Kjo ndihet me zemër”

Donjeta Sadiku ka festuar triumfin e saj në boks me medalje të artë, duke e përshkruar suksesin si rezultat të një rrugëtimi të mbushur me sakrifica, punë dhe besim të palëkundur.

Përmes një postimi, kampionia kosovare tha se medalja përfaqëson shumë më tepër sesa një fitore sportive. “Disa fitore shihen me sy, por kjo ndihet me zemër”, ka shkruar Sadiku.

Ajo theksoi se medalja mban djersën, lotët dhe përkushtimin e saj, ndërsa veçoi edhe punën e përbashkët me trajneren Marjola Sallauka.

Sadiku i dedikoi suksesin edhe mbështetjes së trajneres, për të cilën tha se kishte qenë pranë saj në çdo hap të rrugëtimit. Boksierja shprehu mirënjohje për sakrificat dhe punën që e kanë sjellë deri te medalja e artë.