Foto: Vuçiq i kumton Putinit se do të japë dorëheqje

Vuçiq i kumton Putinit se do të japë dorëheqje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kumtuar presidentit rus, Vladimir Putin, se do të japë dorëheqje, gjatë një bisede telefonike që zgjati rreth një orë.

Vuçiq ka deklaruar se në bisedën me Putinin janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet energjetike, situata në Ukrainë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti serb e ka përshkruar bisedën si “të rëndësishme, të mirë dhe përmbajtësore”. Sipas tij, ajo ishte e lidhur me çështje të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë.