Foto: Gërvalla pyetet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: “Ka reaguar kryeministri”

Gërvalla pyetet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: “Ka reaguar kryeministri”

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u pyet për qëndrimin e saj ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë një konference për media.

Konferenca ishte thirrur për Byronë e konfiskimit të pasurisë së jashtëligjshme, por Gërvalla mori disa pyetje lidhur me heshtjen e saj për dënimin e çlirimtarëve.

Gërvalla tha se për këtë çështje ka reaguar kryeministri, ndërsa deklaroi se ajo po e bën punën në institucionin që drejton. Në këtë mënyrë, ministrja nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për dënimin, por iu referua reagimit të kryeministrit.