Foto: Kurti miraton projektligjin për Byronë në mbledhjen elektronike

Kurti miraton projektligjin për Byronë në mbledhjen elektronike

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen elektronike të zhvilluar mbrëmë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas projektligjit, synohet themelimi dhe organizimi i Byrosë Shtetërore, si dhe përcaktimi i kompetencave të saj. Dokumenti përcakton edhe procedurën për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Projektligji ishte proceduar për Qeverinë një ditë më parë nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ndërsa miratimi u bë menjëherë në mbledhjen elektronike të Qeverisë.