Tre shqiptarë humbin jetën pas shpërthimit dhe shembjes në Athinë
Tre persona me origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane kanë humbur jetën pas një shpërthimi dhe shembjes së një ndërtese në lagjen Plaka të Athinës. Mes viktimave janë edhe një vëlla dhe motra e tij.
Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani. Florin Hoxha dhe Florida Hoxha ishin vëlla e motër.
Ngjarja ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, ndërsa identifikimi i viktimave ka bërë të ditur se tre personat kishin origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane.