Psikiatri alarmon: raste të përdorimit të drogës që nga mosha 10 vjeçare
Përdorimi i substancave narkotike po prek fëmijë në mosha gjithnjë e më të reja. Psikiatri Burim Meta ka alarmuar për raste ku eksperimentimi me drogë ka nisur që në moshën 10 vjeçare.
Meta thotë se këto raste janë paraqitur në praktikën e tij profesionale, duke e lidhur zhvillimin me uljen e moshës së personave që nisin përdorimin e substancave narkotike.
Sipas deklaratës së psikiatrit, në vitet e fundit përdorimi i substancave narkotike po shfaqet te fëmijët në një moshë gjithnjë e më të hershme. Rasti i nisjes së eksperimentimit që në moshën 10 vjeçare është shembulli më i hershëm i përmendur nga ai.