Foto: Zelensky: Trump miratoi prodhimin e raketave Patriot në Ukrainë

Zelensky: Trump miratoi prodhimin e raketave Patriot në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Donald Trump ka dhënë dritën jeshile që Ukraina të prodhojë raketa Patriot. Sipas Zelenskyt, Trump ka marrë vendim për t’i dhënë Kievit licencën për prodhimin e këtyre raketave.

Zelensky tha se mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara tashmë ekziston një marrëveshje konkrete për këtë çështje. Ai theksoi se marrëveshja është kërkuar prej muajsh nga Kievi.

“Ka marrëveshje konkrete në fuqi”, u shpreh Zelensky para gazetarëve, duke iu referuar vendimit për licencën dhe prodhimit të raketave Patriot në Ukrainë.