Foto: Një trup i dytë nxirret nga rrënojat në Athinë, tre shqiptarë ende të zhdukur

Një trup i dytë nxirret nga rrënojat në Athinë, tre shqiptarë ende të zhdukur

Një trup i dytë është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Plaka të Athinës. Tre nga katër personat që ende rezultojnë të zhdukur janë me origjinë shqiptare dhe kanë shtetësi amerikane.

Shembja e ndërtesës ka lënë personat e zhdukur nën rrënoja, ndërsa zhvillimi i fundit lidhet me nxjerrjen e një trupi të dytë nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Zjarrfikësve, trupi i nxjerrë është i një burri.