Foto: Vuçiqi për 16 shtatorin: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiqi për 16 shtatorin: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për aktgjykimin që pritet të shpallet më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Vuçiq ka pretenduar se vendimi mund të jetë “kryesisht pafajësues” për ish-krerët e UÇK-së. Sipas deklaratës së tij, aktgjykimi ndaj Thaçit mund të përmbajë vetëm dënime për akuza më të lehta.

Presidenti serb ka pretenduar gjithashtu se masa e dënimit mund të përkojë me kohën që Thaçi tashmë ka kaluar në paraburgim. Megjithatë, vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon trupit gjykues në Hagë.