Foto: Bilanci i përmbytjeve në Nepal shkon në 616 viktima

Bilanci i përmbytjeve në Nepal shkon në 616 viktima

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal ka arritur në 616, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit kanë hyrë në ditën e katërt. Rreth 2,000 persona rezultojnë ende të zhdukur, sipas autoriteteve në Nepal.

Përmbytjet e fuqishme goditën të mërkurën zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit. Kryqi i Kuq ka njoftuar se të paktën 93 mijë persona mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi.

Shtrirja e dëmeve dhe numri i personave të zhdukur e mbajnë situatën në zhvillim, ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në zonat e prekura.