Isufaj për rrjedhjen e informacioneve: “Integritetin tim s’e shes”
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, u përball me pyetje për rrjedhjen e informacioneve nga rastet nën hetim gjatë një takimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Anëtarja e KPK-së, Arlinda Muqa, kërkoi nga Isufaj të tregojë nëse kishte ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me informacionet që pretendohej se po rridhnin nga rastet nën hetim të Prokurorisë së drejtuar prej tij.
Pyetjet e Muqës lidhen me shqetësimin për ekzistencën e një burimi të brendshëm të informacionit dhe me masat për të parandaluar rrjedhjen e mëtejshme. Në përgjigjen e tij, Isufaj tha: “Integritetin tim s’e shes për kurrgjë, kjo po më kushton”.
Çështja u ngrit në kuadër të raportimit të kryeprokurorit në Këshillin Prokurorial, ku ai iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve të anëtares së këtij institucioni.