Arrestohet 42-vjeçari në Rinas, dyshohet se trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe
Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.
Rasti është zbuluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroport. Arrestimi u krye në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve.
Kontrollet në aeroport janë zhvilluar bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore. I dyshuari është vënë në pranga për rastin e trafikimit të armës së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur.