Foto: Anija turke fundoset pas përplasjes në Marmara, 10 të zhdukur

Anija turke fundoset pas përplasjes në Marmara, 10 të zhdukur

Një anije mallrash me flamur turk është fundosur në Detin e Marmarasë, pasi u përplas me një tanker pranë Stambollit. Si pasojë e përplasjes, 10 anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, në afërsi të distriktit Silivri, rreth 33 kilometra larg bregut. Anija e mallrave, e cila po transportonte çelik të mbështjellë, u përplas me cisternën Alsu.

Sipas autoriteteve turke, anija u fundos shumë shpejt pas përplasjes. Sinjali i emergjencës u pranua rreth orës 03:26, ndërsa fundosja përfundoi brenda rreth 11 minutash.

Në bord ndodheshin 10 persona, përfshirë kapitenin. Deri në momentin e raportimit, asnjë prej tyre nuk ishte gjetur, ndërsa në zonë po zhvillohej një operacion kërkim-shpëtimi.