17-vjeçari goditet nga vetura, mbërrin pa shenja jete në QKUK
Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë dhe është sjellë me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.
I riu ka mbërritur në Emergjencë pa shenja jete. Ekipi kujdestar ka ndërmarrë masa të reanimimit kardiopulmonar, por nuk ka arritur t’i rikthejë shenjat vitale.
Si pasojë e lëndimeve të marra, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Detaje të tjera për aksidentin pritet të bëhen të ditura pas veprimeve të organeve kompetente.