Pas takimit dyorësh me Kurtin, Abdixhiku: Situatë e pamundur numerike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të pamundur numerikisht zgjedhjen e presidentit të ri, pas një takimi dyorësh me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Jemi në situatë të pamundur numerike për të zgjedhur presidentin e ri”, tha Abdixhiku pas takimit. Ai u shpreh se gjendja numerike në Kuvend është ajo që është dhe se është përpjekur të gjejë një zgjidhje.
Abdixhiku tha gjithashtu se për hapin e radhës duhet pyetur ata që, sipas tij, po duan ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë. Ai shtoi se distancimi i partive të tjera po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe se çdo parti është e mirëseardhur të ndihmojë në këtë situatë.