Foto: Policia sekuestron armë me gaz dhe 16 fishekë në Ferizaj

Policia sekuestron armë me gaz dhe 16 fishekë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka sekuestruar një armë me gaz dhe 16 fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e një 42-vjeçari në fshatin Talinovc të Jerlive.

Kontrolli është kryer pasi njësiti i hetimeve kishte siguruar informacione se i dyshuari M.M. posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri. Pas kontaktimit nga zyrtarët policorë, 42-vjeçari e kishte pranuar se në shtëpinë e tij posedonte një armë zjarri.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 13 fishekë të armës me gaz, dy fishekë të armës së shkurtër dhe një fishek të armës së gjatë. Rasti është iniciuar për armëmbajtje pa leje.