Ymeri akuzon Abdixhikun: Në një kat tha “jo”, në tjetrin kërkoi mandatet
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka akuzuar kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, se ka mbajtur qëndrim të kundërt lidhur me dorëzimin e mandateve të deputetëve.
Ymeri ka deklaruar se njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së i ka kërkuar Abdixhikut ta dorëzojë mandatin. Sipas saj, Abdixhiku e ka refuzuar këtë kërkesë gjatë një diskutimi në katin e tretë të ndërtesës.
Ajo ka thënë se më pas, kur Abdixhiku ka zbritur në katin e parë, u ka kërkuar deputetëve që t’i dorëzojnë ose t’i verifikojnë mandatet. Për këtë, Ymeri e ka cilësuar qëndrimin e tij si “dyfytyrësi”.
Ymeri ka folur pasi deklaroi se refuzon ta votojë Bekim Sejdiun për president. Ajo e ka përshkruar diskutimin për mandatet si pjesë të përplasjes së krijuar brenda grupit parlamentar të LDK-së.