Zvicra planifikon të shtojë ushtarët në KFOR, synon 300 pjesëtarë
Zvicra planifikon ta shtojë praninë ushtarake në Kosovë dhe synon që kontingjenti i saj në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, të përbëhet nga 300 pjesëtarë.
Planin e ka bërë të ditur ambasadorja e Zvicrës në Serbi, Anne Elisabeth Lugon-Moulin. Sipas saj, Këshilli Federal Zviceran i ka paraqitur Parlamentit kërkesë për rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë.
Zhvillimi vjen në një kohë kur NATO ka paralajmëruar më herët gjatë këtij viti për reduktimin gradual të numrit të trupave në misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë.
Për dallim nga ky paralajmërim, Zvicra pritet të ndjekë një drejtim tjetër, duke planifikuar shtimin e pjesëtarëve të Swisscoy-t në Kosovë.