Fabrika e djegur në Gjakovë, banori ankohet për zhurmat e natës
Një banor i lagjes Dardani në Gjakovë është ankuar për zhurmën që, sipas tij, po vjen nga fabrika “Comodita Home”, e cila ishte përfshirë nga zjarri në janar të vitit 2026.
Banori pretendon se zhurma është e vazhdueshme dhe se shqetësimi është veçanërisht i madh gjatë natës. Përmes një videoje të dërguar në redaksi, ai ka thënë se zhurmat po ua vështirësojnë banorëve gjumin, pushimin dhe qëndrimin e qetë në shtëpitë e tyre.
Fabrika është në pronësi të kompanisë Devolli. Banori ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për adresimin e situatës dhe shqetësimeve të ngritura lidhur me zhurmën pranë objektit të dëmtuar nga zjarri.