Foto: Laurent Krasniqi humb jetën në aksident në Llukar të Prishtinës

Laurent Krasniqi humb jetën në aksident në Llukar të Prishtinës

Laurent Krasniqi, TikToker dhe ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.

Krasniqi ishte 29 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga burime brenda emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Krasniqi ishte motoçiklisti që humbi jetën në këtë ngjarje.

Vdekja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.