Foto: Për herë të parë, kadet i FSK-së nis studimet në SHBA

Për herë të parë, kadet i FSK-së nis studimet në SHBA

Një kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndjekë për herë të parë studime semestrale në Universitetin Norwich, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të FSK-së, kjo është hera e parë që një kadet nga Qendra për Studime Universitare ndjek një program të tillë.

Kadeti do t’i zhvillojë studimet me bursë, ndërsa mundësia vlerësohet si një moment i rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik.

FSK-ja e konsideron këtë mundësi pjesë të përpjekjeve për shkollimin ushtarak, zhvillimin profesional të kadetëve dhe krijimin e mundësive për përvojë akademike ndërkombëtare.