Trump kërkon që Evropa të paguajë për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do t’u kërkojë shteteve evropiane të paguajnë Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake dhe municionet që i janë dërguar më parë Ukrainës.
Kërkesa e Trumpit lidhet me ndihmën që, sipas tij, SHBA-ja ia ka dhënë Ukrainës dhe NATO-s. Ai ka thënë se Evropa do të duhej të paguante për këtë mbështetje nëse do t’i kërkohej një gjë e tillë.
Në të njëjtin postim në rrjetet sociale, Trump sinjalizoi edhe një ndërprerje të përkohshme të shitjes së municioneve për vendet aleate. Sipas deklaratës së tij, SHBA-ja po e rrit prodhimin dhe po i plotëson rezervat e veta.
Trump deklaroi se shitjet e municioneve për aleatët do të rifillojnë së shpejti, ndërsa tha se Uashingtoni do t’i kërkojë pagesat për ndihmën e dhënë më parë, edhe pse me vonesë.