Foto: Lokalet në Gjilan stolisen me flamuj të UÇK-së para 16 shtatorit

Lokalet në Gjilan stolisen me flamuj të UÇK-së para 16 shtatorit

Lokalet e gastronomisë në Gjilan janë stolisur me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një kohë kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Aktgjykimi pritet të shpallet më 16 shtator. Para kësaj date, më 12 shtator, në Prishtinë do të mbahet një marsh në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Marshi organizohet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vendosja e flamujve në lokalet e Gjilanit është pjesë e mobilizimit të lidhur me këtë zhvillim. Nisma “Liria ka emër” lidhet me organizimin e marshit të 12 shtatorit.