Tre pilotë nga i njëjti klub kosovar në Top 10-shen botërore
Tre pilotë të Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” janë renditur në mesin e dhjetë më të mirëve në botë në disiplinën e precizionit me paragllajd, duke e çuar klubin kosovar në elitën e këtij sporti.
Rezultati është konfirmuar pas përditësimit të renditjes botërore më 1 shtator 2026. Bëhet fjalë për një arritje të përbashkët të tre pilotëve nga i njëjti klub, në një disiplinë ku saktësia gjatë fluturimit është thelbësore.
Sipas vlerësimit të përfshirë në njoftim, kjo renditje përbën një nga sukseset më të mëdha të Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” dhe të paragllajdizmit kosovar.