Artan dhe Arnold Balla hyjnë për herë të tretë në Guinness
Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness, duke e çuar edhe më tej serinë e tyre të arritjeve si artistë profesionistë.
Më 23 qershor 2026, në New York, ata vendosën rekordin për kohëzgjatjen më të madhe të balancimit të një personi me kokë poshtë mbi një dorë. Pozicioni u mbajt për 31,22 sekonda.
Pas këtij rezultati qëndrojnë 18 vjet punë dhe përgatitje. Për vëllezërit Balla, rekordi është rezultat i një rrugëtimi të gjatë profesional dhe i përpjekjeve për të arritur nivele të reja në performancën artistike.