Foto: Shtyhet për 23 dhjetor seanca ndaj Adnon Jasharit

Shtyhet për 23 dhjetor seanca ndaj Adnon Jasharit

Seanca gjyqësore në mungesë ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor.

Shtyrja u bë pasi avokati mbrojtës, Haxhi Millaku, kërkoi kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës dhe për të pasur qasje në dosjen e rastit.

Millaku ka pretenduar se autorizimin për mbrojtjen e Jasharit e kishte dorëzuar që në vitin 2011, por gjatë procedurës paraprake nuk i ishte mundësuar qasja në dokumentet e rastit.

Avokati kërkoi që seanca të ndërpritej dhe t’i jepej kohë e arsyeshme për t’u njohur me dosjen. Seanca e radhës është caktuar për 23 dhjetor.