Hoti publikon fotot e Shalës dhe Bajramit me simbolin e LDK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar fotografitë e deputetit Kujtim Shala dhe deputetes Hykmete Bajrami, në një postim që shpreh mbështetje për dy kolegët e tij.
Hoti nuk ka shoqëruar fotografitë me ndonjë deklaratë. Në përshkrim ka vendosur vetëm simbolin e LDK-së, të shoqëruar me gjestin me dy gishta.
Postimi lidhet me zhvillimet e fundit brenda LDK-së. Hoti, Shala, Bajrami, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri janë deklaruar kundër votimit të Bekim Sejdiut për president.