Foto: “Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet sot në Times Square

“Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet sot në Times Square

Grafiku me mesazhin “Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet sot në Times Square të Nju Jorkut. Veprimtari i diasporës shqiptare, Shpend Gjocaj, ka njoftuar për shfaqjen e materialit gjatë ditës.

Gjocaj ka publikuar në Facebook një konfirmim nga “Welcome to Times Square”, sipas të cilit materiali do të transmetohet për 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

Shfaqja e mesazhit në një nga hapësirat më të njohura publike të Nju Jorkut pritet të zhvillohet sot, në kuadër të njoftimit të bërë nga Gjocaj.