Bosnja tërheq pothuajse gjithë stafin diplomatik nga Serbia
Bosnje e Hercegovina do të tërheqë pothuajse gjithë personelin diplomatik nga ambasada e saj në Serbi, pas vdekjes dhe varrimit të Ratko Mlladiqit me nderime shtetërore.
Vendimin e njoftoi të hënën ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq. Sipas tij, masa vjen si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të Mlladiqit, i dënuar për krime lufte.
Konakoviq tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli. Për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, ndërsa pjesa tjetër e stafit diplomatik do të tërhiqet.
Vendimi i Sarajevës pason ceremonitë dhe nderimet publike për Mlladiqin, ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjës, i cili ishte dënuar për krime lufte.