Bajrami: Që nga dhjetori i kaluar s’kemi qeveri funksionale
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Kosova që nga dhjetori i vitit të kaluar është pa qeveri funksionale dhe se institucionet janë të uzurpuara. Ajo e bëri deklaratën teksa konfirmoi pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit, të thirrur për të mërkurën, më 9 shtator.
Bajrami u pyet nëse ka kuptim mbajtja e seancës pas më shumë se 60 ditësh nga certifikimi i rezultateve dhe pas tejkalimit të afatit kushtetues. Ajo u përgjigj se në Kosovë tashmë nuk po ka asgjë kuptim.
“Që nga dhjetori i vitit 2024 ne jemi me qeveri në detyrë, jemi me institucione të uzurpuara”, tha Bajrami. Seanca e 9 shtatorit pritet të jetë hapi i radhës në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit.