Katër vepra arti vidhen me forcë nga Muzeu Renoir në Francë
Katër vepra arti janë vjedhur me forcë nga Muzeu Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës. Dy persona hynë në muze para agimit dhe, gjatë largimit, njëra prej veprave të vjedhura u ra në rrugë.
Alarmi i muzeut u aktivizua në orën 05:48, ndërsa policia bashkiake mbërriti në vendngjarje pesë minuta më vonë. Dy personat u identifikuan nga kamerat e sigurisë së qytetit, por ata arritën të largoheshin.
Kryetari i bashkisë së Cagnes-sur-Mer tha se vlera e vlerësuar e katër veprave arrin në 9 milionë euro, rreth 10 milionë dollarë. Pas vjedhjes, në terren janë angazhuar policia bashkiake dhe ajo kombëtare.