Foto: Çfarë u gjet në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq?

Çfarë u gjet në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq?

Gjatë punimeve për pastrimin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq janë hasur pamje dhe objekte të pazakonta në bodrum, ndërsa është ngritur dyshimi se aty mund të ketë një varrezë masive.

Ish-shkolla, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë u dëbuan në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim. Komuna e Obiliqit ka nisur pastrimin e objektit.

Gjatë punimeve janë parë, ndër të tjera, thasë të varur në tavan dhe një gropë e madhe. Për dyshimin lidhur me varrezën masive nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet, ndaj gjetjet mbeten për t’u sqaruar.