Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Seanca ndaj Princ Valentino Corleones shtyhet, gjykata paralajmëron urdhërarrest

Seanca gjyqësore ndaj Princ Valentino Corleones është shtyrë pasi i akuzuari nuk u paraqit në gjykatë. Për shkak të mungesës së tij, gjykata konstatoi se nuk ekzistonin kushtet për vazhdimin e seancës.

Mbrojtësi i Corleones deklaroi se klienti i tij ishte njoftuar me kohë për mbajtjen e seancës. Ai tha se e kishte kontaktuar të akuzuarin edhe një ditë më parë, por nuk ishte paralajmëruar se do të mungonte.

Sipas deklarimit të mbrojtësit, ai tentoi ta kontaktonte Corleonen edhe ditën e seancës, por i akuzuari nuk iu përgjigj telefonit. Gjykata e paralajmëroi se, nëse nuk paraqitet as në seancën e radhës, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest.