Foto: KDI kërkon qartësi nga Kushtetuesja pas tejkalimit të afatit

KDI kërkon qartësi nga Kushtetuesja pas tejkalimit të afatit

KDI ka thënë se Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e këtij zhvillimi.

Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është hap i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike dhe për tejkalimin e krizës institucionale në vend.

Instituti vlerëson se çështja nuk lidhet vetëm me konstituimin e Kuvendit, por edhe me efektet juridike që mund të ketë tejkalimi i afatit kushtetues. Për këtë arsye, sipas KDI-së, nevojitet një përgjigje e qartë nga Gjykata Kushtetuese.