Foto: Sylejman Baxhaku dorëhiqet pas gjashtë muajsh nga Shëndetësia në Prizren

Sylejman Baxhaku dorëhiqet pas gjashtë muajsh nga Shëndetësia në Prizren

Sylejman Baxhaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë.

Në njoftimin e tij, Baxhaku ka thënë se vendimi erdhi për shkak të mungesës së autonomisë në vendimmarrje dhe ndërhyrjeve politike. Sipas tij, këto ndërhyrje kanë ardhur si në nivelin komunal, ashtu edhe nga udhëheqja e partisë.

Baxhaku ka deklaruar se gjatë periudhës në detyrë është përpjekur të ndërtojë një sistem shëndetësor funksional dhe në shërbim të qytetarëve. Ai ka theksuar se menaxhimi efektiv kërkon autonomi zyrtare dhe bashkëpunim institucional.