Foto: Gjini: Për presidentin ka përfunduar gjithçka, Aleanca nuk merr pjesë në seancë

Gjini: Për presidentin ka përfunduar gjithçka, Aleanca nuk merr pjesë në seancë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, ndërsa për çështjen e presidentit ka thënë se “ka përfunduar gjithçka”.

Gjini foli pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, ku u diskutua qëndrimi për mospjesëmarrjen në seancën e ardhshme të Kuvendit. Sipas tij, në mesin e deputetëve nuk ka pasur asnjë kundërshtim për këtë qëndrim.

Ai tha se vetëm një anëtar i Kryesisë ka pasur mendim ndryshe, ndërsa pjesa tjetër e strukturës e ka mbështetur vendimin për të mos marrë pjesë në seancën konstituive.

Gjini ka deklaruar gjithashtu se, sipas bindjes së tij, Kuvendi mund të konstituohet edhe në seancën e ardhshme, por një veprim i tillë do të ishte jashtë normës kushtetuese. Ai shtoi se seanca konstituive mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.