Foto: LDK-ja do ta votojë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit

LDK-ja do ta votojë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij do ta mbështesë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë për kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme.

Haziri e bëri deklaratën gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, duke thënë se LDK-ja do të votojë cilindo kandidat të propozuar nga VV-ja për këtë post.

Ai tha se ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike. Sipas tij, mbështetja e kandidatit të VV-së dhe e nënkryetarëve të propozuar nga partitë është pjesë e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.