Foto: Ramadani: Sot shihet nëse do të kemi rast të ri në Kushtetuese

Ramadani: Sot shihet nëse do të kemi rast të ri në Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, u deklarua lidhur me thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e vënë në pikëpyetje nëse zhvillimet e sotme mund të çojnë në një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese.

Ramadani tha se sot do të shihet nëse do të ketë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese apo nëse gjithçka është vetëm vazhdim i asaj që ai e cilësoi si lojë të Vetëvendosjes me shtetin.