Foto: Dy anije moderne ruse përfshihen nga flakët pas goditjes në Novorossiysk

Dy anije moderne ruse përfshihen nga flakët pas goditjes në Novorossiysk

Forcat ukrainase kanë goditur dy anije moderne të Marinës Ruse në portin e Novorossiyskut, ku të dyja janë përfshirë nga flakët. Në mesin e anijeve të goditura janë fregata “Admiral Essen” dhe një korvetë raketore e klasit “Buyan-M”.

Të dyja anijet janë të pajisura me raketa “Kalibr”, duke i bërë ato pjesë të rëndësishme të kapaciteteve luftarake detare të Rusisë. Goditja është kryer në Detin e Zi, ndërsa përmasat e plota të dëmeve nuk janë bërë të ditura.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, sulmi është kryer me raketa kundër anijeve “Neptun”, të prodhuara në Ukrainë. Zhvillimi shënon një goditje ndaj dy mjeteve moderne të flotës ruse, të vendosura në portin e Novorossiyskut.