Arrestohet 19-vjeçari me shtetësi kosovare pas grabitjes në Gjermani
Një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare është arrestuar përkohësisht nga policia në Bad Säckingen të Gjermanisë, pas një rasti sulmi dhe grabitjeje ndaj një 20-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 01:00, në sheshin Rudolf-Eberle-Platz. Sipas të dhënave fillestare, të paktën tre persona dyshohet se kanë sulmuar dhe plagosur 20-vjeçarin.
Pas kontrolleve të kryera në zonën përreth, policia ka arrestuar 19-vjeçarin. Rasti po hetohet nga Departamenti i Hetimeve Penale në Waldshut-Tiengen.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar personat e tjerë të dyshuar.